Manchester City regjistroi fitoren e dytë radhazi në Premier League, pasi mposhti Chelsea-n me përmbysje, me rezultatin 3-1.
Sukses i rëndësishëm për “qytetarët”, që ngjiten në renditje. Londinezët kaluan në avantazh me Madueke në minutën e 3-të, por Gvardiol barazoi në minutën e 42-të.
Fraksioni i dytë foli i gjithi për City-n, që shënoi edhe dy herë të tjera. Haaland shënoi golin e përmbysjes në minutën e 68-të, ndërsa Foden vulosi shifrat në 3-1 në minutën e 87-të.
Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 41 pikëve, ndërsa Chelsea zbret në vendin e gjashtë me 1 pikë më pak. /tvklan.al