Chelsea regjistroi fitoren e dytë radhazi në Premier League. Blutë e Londrës, triumfuan minimalisht në shtëpi ndaj Leicester.
Një gol i shënuar nga Cucurella, i dha 3 pikët skuadrës së drejtuar nga Enzo Maresca. Vlen të përmendet se vendasit në pjesën e parë humbën një penallti me Palmer.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në vendin e katërt me 49 pikë të grumbulluara, ndërsa Leicester renditet i parafundit me 17 pikë.
Në sfidën tjetër, Tottenham shmangu humbjen duke barazuar 2-2 ndaj Bournemouth në shtëpi. Miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë, falë golave të shënuar nga Tavernier dhe Evanilson. Megjithatë “Spurs”, ia dolën të barazojnë, me golat e Sarr dhe Son.
Pas këtij barazimi, Tottenham renditet në vendin e 13-të me 34 pikë, ndërsa Bournemouth në vendin e tetë me 44 pikë. /tvklan.al