Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku inspektoi punimet në Lotin 5 të Unazës së Madhe të Tiranës e cila sipas saj do të hapet për qarkullimin e automjeteve të hënën e 30 Dhjetorit.

Balluku nënvizoi se gjatë implementimit të këtij projekti janë ndërtuar edhe nyjet për aksesin e këmbësorëve për tu lidhur me Unazën e Madhe të Tiranës.

Tashmë po përfundojnë detajet e fundit të këtij projekti të shumëpritur i cili ka një gjatësi prej rreth 27 Km.

Klan News