Përfaqësuesja e futbollit do të mësojë rivalët për kualifikueset e Europianit
Shqipëria e vajzave do të njohë në orën 13:00 të 5 marsit, kundërshtaret për kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025”. Në shortin në NIon të Zvicrës, 51 skuadrat që do të marrin pjesë do të jenë të ndara në tre Liga, A e B me 16 ekipe dhe C me 19 ekipe. Kombëtarja e vajzave ndodhet në Ligën C në vazon e parë ku janë edhe Bjellorusia, Greqia, Rumania dhe Sllovenia.
Rivalet e mundshme të Shqipërisë në “Zvicër 2025” janë të ndarë në tre vazo të tjera. Pesë vendet e para nga secili grup në Ligën C do të kalojnë në Ligën B edicionin e ardhshëm kualifikues, e ky është objektivi i kuqezezave.
Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në muajin prill të këtij viti, e mbyllet në korrik, me 2 takimet e fundit. Pas përfundimit të sfidave kualifikuese, do të nisë faza Play-off që do të përcaktojë 15 ekipet që do të kualifikohen për në Europianin “Zvicër 2025”.
Klan News