Një 22-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit është kapur me kanabis gati për shitje si dhe një shumë prej 35 200 Lekë dhe 270 Euro të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Ndërkohë shumat e parave si dhe kanabisi janë sekuestruar në cilësinë e provës, bashkë me 4 celularë dhe automjetin.          

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Town”.   

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. Xh., 22 vjeç, banues në Durrës.  

Bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës policore, shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte 22-vjeçari, në qytetin e Durrësit. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetëra doza kanabisi gati për shitje, 35 200 lekë dhe 270 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kanabisit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 celularë dhe automjetin.          

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


/tvklan.al