Gjiko dhe Elita Rudi janë një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku.
Dyshja së bashku me fëmijët e tyre, Zërin dhe Botën janë përherë në qendër të vëmendjes të gjithë fansave të tyre.
Së fundmi, në vlogun e radhës, artisti është shfaqur duke i bërë grimin moderatores dhe në këtë mënyrë ka sfiduar veten si asnjëherë më parë.
Me kushtin që t’i bënte make up Elitës, në mënyrë që kjo e fundit t’i plotësonte dëshirat për një javë, ka bërë që të argëtohen shumë ndjekës të tyre.
Kujtojmë se në mars të këtij viti, Elita dhe Gjiko u bërë prindër për herë të dytë.
Moderatorja lindi në Prishtinë, përmes një lindje çezariane duke gëzuar shëndet të plotë./tvklan.al