Në emisionin “Rudina” në TV Klan këtë pasdite në një lidhje Skype ishte moderatorja e njohur Elita Rudi. Ajo së bashku me bashkëshortin Gjiko dhe djalin janë vetëizoluar në shtëpi, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Para se kjo situatë të ndodhte, Elita ishte duke u marrë me një projekt të ri, por që për momentin është shtyrë.
Elita Rudi: Po fillojnë të më ngacmojnë, po më thonë sapo dole ti në punë pas një viti, doli virusi. Unë fillova me përgatitjet, përzgjodhëm stafin që do ishte në këtë projekt, donim të vazhdonim me hapat e mëtejshëm, por dolën fjalët se u përhap koronavirusi dhe u desh t’i anulonim të gjitha takimet. Ishim në fazën e disa audicioneve të vogla, që kemi mbajtur dhe i anuluam për sigurinë e të gjithë qytetarëve. Edhe projekti im u shty.
E pyetur nga drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari nëse shumë shpejt djali Zëri do bëhet me një vëlla ose motër, Elita shprehet se nuk e ka në plan për momentin.
Elita Rudi: Krejt tani po themi, kur të dalim prej karantinës. (Qesh) Unë nuk e kam në plan për momentin, dua të kthehem në punë, dhe njëherë dua të shijoj Zërin./tvklan.al