Përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, reperi i njohur Gjiko dhe Melinda Ademi kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre të parë, i cili pritet të publikohet brenda pak ditësh.
Së fundmi, Gjiko ka publikuar në rrjetin social Instagram disa foto shkëputur nga xhirimet e klipit. Po ajo që ka tërhequr vëmendjen është shkrimi bashkëngjitur fotove.
“Kur të dëgjojë qeveria këtë këngë do të hapë diskotekat”.
Postimi i tij ka habitur ndjekësit që mezi po presin publikimin e këtij projekti./tvklan.al