Gjiko dhe Melinda Ademi kanë gati projektin e ri muzikor i cili do të publikohet të dielën.

Reperi përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ka njoftuar se dueti “X5” do të prezantohet premierë këtë të diel në orën 13:00.

Dyshja premtojnë se kjo këngë do të kthehet shumë shpejt në hit, madje Gjiko pak orë më parë ka shkruar me shaka se Qeveria kur të dëgjojë këtë këngë do të hapë klubet e natës.

Disa pjesë të shkurtra nga klipi i gjeni në videon më poshtë të publikuar nga dy artistët. /tvklan.al

https://www.instagram.com/p/CEcQvRQhvMR/