Viktoria, vajza e madhe e Arta Bajramit e surprizoi këngëtaren përmes një videomesazhi në programin “Rudina” në Tv Klan. Por veç fjalëve të bukura për nënën e saj, ajo zbuloi edhe një lajm fantastik. Për këdo që i kanë munguar këngët e dikurshme të Arta Bajramit, hitet e panumërta që na bënin të kërcenim apo baladat e ndjera, po planifikohet një koncert recital që do të mbledhë fansat.
Viktoria: Je një nënë dhe një grua shumë e fortë dhe që të dua shumë. Po ashtu desha t’ju paralajmëroj që mami im ka treguar në një ndër intervistat e saj që do të realizojë një koncert recital në Prishtinë dhe desha t’ju bëj ftesë të gjithë shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri, po ashtu edhe anembanë botës.
Arta Bajrami: Viktoria prej kohësh ma kërkon këtë koncert recital, “mami, ti ke shumë hite, ke shumë albume, pse s’po e realizon, kohën e ke, momentin e ke, thashë të gjitha me kohë”. E vërtetë është, kam qejf të realizoj një koncert timin, me band, muzikë live, të gjitha këngët e mia live. Ende nuk e kam caktuar datën, jam në përgatitje. Kam dëshirë ta realizoj në Prishtinë, por edhe në Tiranë me shumë kënaqësi, por edhe në Shkup por të shohim si janë mundësitë dhe kur të jetë gati do t’i lajmëroj të gjithë fansat e mi./tvklan.al