Shqipëria sërish në një media spanjolle. Kësaj radhe jo vetëm për plazhet, por për të gjithë natyrën e saj të bukur. Një vend autentik, ku mund të pushosh lirë, por pa komprometuar cilësinë e pushimeve, është kjo ajo që shkruan e përditshmja spanjolle “El Debate”.
E nis me fshatin e vogël, por unik të Thethit që ndodhet në zemër të alpeve shqiptare. I themeluar në shekullin e XVII nga shqiptarët katolikë që ikën nga pushtimi osman, ky fshat i vogël është një strehë e vërtetë paqeje.
Në shkrim përmendet edhe Tirana, si një qytet që nuk duhet të lihet pa u vizituar nga të gjithë ata që vendosin të pushojnë në Shqipëri. Një tjetër destinacion që nuk duhet humbur është qyteti i një mbi një dritareve, Berati, Gjirokastra apo Banjat e Bënjës.
Për të përditshmen spanjolle plazhet me të mira gjenden në Himarë, ndërsa plazhet e Vlorës i konsideron si më të bukurat në Europë. Por përveç bukurive të natyrës, nuk lihet pa përmendur kulinaria e ngjashme si ajo italiane, por edhe kuzhina vendase.
Tv Klan