Jemi në Fshatin Festiv të Megatek, këtu ku këtë të martë nisi zyrtarisht muaji festiv i Dhjetorit me ndriçimin e pemës së Vitit të Ri.
Në këtë atmosferë të jashtëzakonshme, jo vetëm fëmijët, por edhe klientët, miqtë, të ftuarit si dhe stafi i Megatek u mblodhën së bashku për të përjetuar magjinë festive.
E kthyer tashmë në një traditë, muaji Dhjetor në Megatek është muaji i festave dhe ëndrrave të realizuara.
Dionis Teqja, President i Megatek: Këtë vit që po lëmë pas bëmë shumë investime: Inaguruam oazin e ri të Tiranës, një garden center 100% nën dritën natyrale të diellit me plot 4500 lloje të ndryshme lulesh dhe bimësh. Po prezantojmë para jush Fshatin Festiv madhështor me 11,000 artikuj dekorues për festat e fundvitit, përfshirë edhe bredhat natyralë, të cilët janë rritur në plantacione të dedikuara enkas për muajin festiv të Vitit të Ri.
Edhe këtë Dhjetor, motoja e “Megatek” është: Një muaj festime, një muaj oferta, një muaj dhurata.
Dionis Teqja, President i Megatek: Gjatë gjithë muajit Dhjetor, Megatek ka planifikuar 60,000 artikuj në ofertë, çdo ditë do të kemi oferta të reja me ulje deri në 70%. Promocione dhe ulje çmimesh do të prekin të gjitha kategoritë e produkteve duke përfshirë dekorime festive, mobilim i brendshëm, ndriçim, elektro-shtëpiake, enë kuzhine, tekstile për dhoma ndenje dhe për dhoma gjumi, sisteme ngrohje dhe shumë më tepër.
Fshati Festiv këtë vit shkëlqen më shumë se kurrë, me qindra mijëra dekore festive, pemë Krishtlindjesh, ndriçime mahnitëse dhe lodra magjike. Kjo është një përvojë unike që vetëm në Megatek mund të përjetohet!
Tv Klan