Këngëtarja shpreson të ndihmojë të mbijetuarit e abuzimit në familje
Anëtarja e grupit të famshëm, “Spice Girl” Mel B po publikon një version të zgjeruar të kujtimeve të saj të vitit 2018, duke ndarë më shumë detaje rreth jetës së saj personale, të cilat ajo shpreson se do të ndihmojë të mbijetuarit e abuzimit në familje.
Këngëtarja dhe personazhi i televizionit britanik, Melanie Brown, ka shtuar 3 kapituj të rinj në “Brutally Honest”, i cili kujton fëmijërinë e saj, ngritjen hap pas hapi të famës dhe martesën me ish-in e saj Stephen Belafonte, për të cilin tha se kishte qenë abuzues ndaj saj. Ndërkohë që ky i fundit i mohoi pretendimet. “Doja t’u jepja të mbijetuarve atë shpresë dhe atë sinqeritet që e dini çfarë, edhe unë po e kaloj atë ende ashtu si ju. Prandaj mos u dorëzo” shprehet këngëtarja për “Reuters”.
Mel B, një mbrojtëse e organizatës bamirëse “Women’s Aid”, u bë Anëtare e Urdhrit të Perandorisë Britanike në vitin 2022 për shërbime ndaj kauzave bamirëse dhe grave të dhunuara.
“Kam një tufë luftëtarësh të mbijetuar pas meje që më brohorasin, duke më thënë ‘po bëhu zëri ynë’ sepse historia ime është historia e tyre.”
Në fillim të këtij muaji, “Spice Girls” e përbërë nga 5 vajza ndanë një video që shënoi 30 vjet nga audicionet e tyre të para.
Klan News