Policia australiane është në kërkim të një hajduti, i cili për të vjedhur një varëse përdori një mënyrë të pazakonte. Siç duket edhe nga pamjet, grabitësi përdori kallam peshkimi për të marrë varësen nga një manekin brenda dyqanit.
Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar në një butik të shtrenjtë në Melbourne të Australisë. Policia beson se hajduti bëri një vrimë në xhamin e dritares. Pastaj futi kallamin e peshkimit dhe mori varësen Versace.
Deri më tani nuk është bërë e ditur vlera e varëses së vjedhur, por grabitësi është larguar pa lënë asnjë gjurmë prapa./tvklan.al