Një çmim rekord shitjeje prej 51.2 milionë Euro arriti makinë garash Mercedes e viteve ’50 në një ankand të realizuar nga Sotheby’s në muzeun e kësaj marke në Shtutgart të Gjermanisë.
Vetura e veçantë sportive me forma aerodinamike është përdorur në garat e Formula 1 nga britaniku Stirling Mos dhe nga argjentinasi Huan Manuel Fangio, i cili fitoi me të edhe një çmim të madh në vendin e tij në 1955.
Çmimi i arritur, më i larti për një automjet garash, ishte brenda pritshmërive të drejtuesve të pistës “IMS” të Indianapolisit që e posedonin këtë automjet, që për herë të parë do të ketë tashmë një pronar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ai arriti ta bëjë të tijën këtë makinë me një vlerë prej 46.5 milionë euro, por sipas marrëveshjes, blerësi ofroi edhe një shumë bonus.
Tv Klan