Në ditën kur blerja më e madhe në historinë e futbollit Cristiano Ronaldo u është nënshtruar vizitave mjekësore në klubin Real Madrid, presidenti Florentino Perez premton se një tjetër futbollist i madh do të vijë në ekipin e tij. Bëhet fjalë për Frank Ribery nga Bayern Mynich me të cilin është në bisedime dhe duket se klubet po bien dakord për transferimin.

 Gjermanët e Bayern kanë kërkuar fillimisht 60 milionë euro por për shifrat do të negociohet këtë javë. Parashikohet që Ribery të jetë në Madrid përpara 30 qershorit. Ndërkaq në Angli thuhet se për 45 milionë euro real do të blejë nga Liverpool, Xavi Alonson dhe Alvaro Arbeloan. Blerjet e Perezit janë kritikuar nga ish drejtori teknik i Realit Arrigo Sacchi, i cili thotë se kështu po çorientohet skuadra. Futbollistët blihen në bazë të një projekti e jo vetëm për të shitur fanella. 

Thashetheme ka edhe mbi Chelsean dhe të gjithë lidhen me ish-futbollistët e Ancelottit. I fundit është nga Daily Star që thotë se Milan dhe Çelsea do të këmbejnë Paton për Didier Drogba. Por mund të blejë nga Chelsea Michael Essienne./tvklan.al

Gazetar Erion Todhe