Në një intervistë për CNN, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka kujtuar takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të tij të parë presidencial. Sipas saj, Trump kishte një lloj ‘manie’ ndaj personazheve tejet të fuqishëm politikë si Vladimir Putin dhe Kim Jong Un.

“Mënyra se si ai foli për Putinin, mënyra se si ai foli për liderin koreano-verior Kim Jong Un, padyshim përveç vërejtjeve kritike që bëri, kishte një lloj magjepsjeje për atë që këta njerëz mund të bënin,” tha Merkel.

Më poshtë fotoja e takimit të parë mes tyre, më 17 Mars 2017, në Zyrën Ovale.

“Ai donte të merrte vendimet pa pyetur njeri. Impresioni im gjithnjë ka qenë i tillë, por në demokraci këto janë cilësi që nuk gjejnë vend”, shtoi Merkel. John Kelly, i cili ka punuar me Trump në mandatin e tij të mëparshëm e ka cilësuar atë “fashist” e madje se ka mendime pozitive për nazismin. Merkel nuk i komentoi këto deklarata.

Gjatë kohës që Merkel ishte në pushtet, Rusia fitoi një luftë 5-ditore me Gjeorgjinë dhe në 2008-ën aneksoi Krimenë. Ishte ky një moment që ajo e cilëson si “pikë kthese në raportin e saj politik me Putin”.

21 Janar 2007, Takimi Merkel-Putin

“Më duhej të isha të shumë e kujdesshme në qasjen time ndaj tij. Nuk mund t’i besosh një marrëveshjeje që bën me të”, tha Merkel.

Ajo foli edhe për 16 vitet e saj si gruaja e parë lidere e ekonomisë më të fuqishme në Evropë. Gjatë qeverisjes së saj, kontinenti kaloi një sërë krizash që nga ajo e emigracionit deri te pandemia e Covid-19. Pak kohë pasi ajo la detyrën, nisi lufta në Ukrainë, akt që nxiti pikëpyetjet mbi raportin Gjermani-Rusi.

E në fakt për gjendjen aktuale politike në botë, Merkel thotë se është nën presione të mëdha.

/tvklan.al