Ish -kryetari i LSI Ilir Meta përshëndet marrëveshjen mes PS dhe PD dhe e cilëson si hapin e duhur që ndaloi vendin të shkonte drejt greminës, edhe pse nuk e përjashton mundësinë se qëllimet e kësaj dakortësie me Ramës dhe Bashës të jenë të ngjashme me ato te marrëveshjes Berisha – Rama në 2008 që siç pati deklaruar publikisht synonin asgjësimin e LSI-se.

Por pavarësisht se LSI aleati strategji i socialisteve nuk u pyet dhe u informua vetëm nga mediat për të gjitha lëvizjet në ekzekutiv të dakortësuara nga marrëveshja Rama – Basha thotë se ajo nuk e dëmton aspak këtë forcë, e cila sipas  presidenti i të zgjedhur do të fitojë zgjedhjet e 25 qershorit, datë kur thotë se do të ketë surpiza.

Pasardhësi i Metës në parti Petrit Vasili në një konferencë për shtyp mbajti të njëjtat qëndrime përshëndetëse për marrëveshjen, edhe pse nuk e fshehu keqardhjen se ajo në mënyrë të padrejtë cënoi të drejtën e partive për të bërë koalicione parazgjedhore.

Të dy eksponentët e LSI përsëritën angazhimin maksimal të kësaj force për arritjen e kësaj marrëveshje ndonëse i njohën meritën e veçantë faktorit ndërkombëtar europian dhe amerikan për finalizimin e saj.

Tv Klan

Fjala e Metës ora 14:45

Kjo marrëveshje është e rëndësishme për vendin për qytetarët dhe për sigurinë që ata meritojnë.

Së pari seanca do të mblidhet kur të jenë të gatshëm të gjithë palët. Së dyti të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshëm pa opozitën ,tani të gjithë do të jenë të qetë dhe padyshim do ketë dhe surpriza.

Së pari duhet tu siguroj se LSI është sjellë në mënyrë të përgjegjshme dhe ka qenë forca e parë që ka kërkuar këtë dialog.

LSI  ka qenë e gatshme të japë të gjitha ministritë sepse LSI  e ka fuqinë tek rinia. fati i madh që bulevardi është i lirë. ka shumë alternativa, ka garë, ka demokraci, do të ketë surpriza. Zgjedhjet do ti garantojnë të gjithë forcat politike që do të marrin. pjesë.

Ne nuk do donim krizë dhe marrëveshja të ishte  bërë muaj më parë dhe vendi të mos e kalonte këtë krizë por fat të mirë, vendi është i qetë dhe qytetarët do të kenë mundësi që në 25 qershor të zgjedhin më të mirët.

LSI do të jetë forca e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, jam i bindur për këtë gjë. LSI ka qenë e gatshme dhe ka ofruar të gjitha forcat e saj dhe është e qetë që ka thënë kontributin e saj që zgjedhjet të mos binin në humnerë. Demokracia është surprizë, zgjedhjet e lira dhe të njëanshme nuk janë surprizë”.

https://youtu.be/mvigA_oppaE