Është përgjegjëse për fatin e Dvoranit
Ilir Meta njeh vetëm Këshillin e Lartë Gjyqësor si autoritetin përgjegjës për të vendosur për fatin e Ardian Dvoranit si anëtarë i Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht si drejtuesi i KED.
KLGJ vendosi tre ditë më parë t’i drejtohet për mendim misionit EURALIUS dhe USAID-it, nëse duhet të shprehej pro apo kundër kërkesës së Metës, për ta shpallur të përfunduar mandatin e Dvoranit për shkak të zgjedhjes së 3 anëtarëve të rinj të gjykatës. Por Presidenti është i prerë: këtë vendim mund ta marrë vetë Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Gjatë një tjetër seance dhurimi gjaku në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Presidenti i Republikës komentoi dhe hyrjen në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal, ndryshime që Meta thotë se e bëjnë legjislacionin tonë të ngjashëm me atë të vendeve nordike. Por ai kërkon nga institucionet nxjerrjen e akteve nënligjore.
Kreu i shtetit është ndër të paktët politikanë që jep rregullisht gjak dhe nisur nga eksperienca personale, ai mendon se ky është një akt që ka jo vetëm aspektin humanitar, por dobiprurës dhe për vetë dhuruesit.
Tv Klan