Ndërsa zhurma e përplasjes së radhës mes kryeministrit Rama me mediat nuk është shuar ende, Presidenti i Republikës Ilir Meta zgjodhi të tregojë një tjetër qasje të politikës ndaj gazetarëve.
Në ditën ndërkombëtare për dhënien fund të mosndërshkimit të krimit ndaj gazetarëve ai i mblodhi disa prej tyre në Presidencë për t’u garantuar mbështetje.
“Gjithmonë do të jem këtu gjatë këtyre pesë viteve në mbështetjen e misionit tuaj, të të gjithë gazetarëve. Një solidaritet të veçantë do të doja të shprehja sidomos për gazetarët e terrenit”.
Ai u bëri apel edhe institucioneve që të ndalin intimidimin ndaj reporterëve.
“T’u apeloj të gjithëve të respektojnë integritetin profesional të gazetarëve, intimidojë askush dhe për asnjë arsyetë integritetit profesional edhe akoma më e rëndë personal, për shkak të profesionit tuaj”.
Presidenti kërkoi nga institucionet të reagojnë në rastet kur gazetarët dhunohen.
Tv Klan