Për protestën e zhvilluar sot para parlamentit ka reaguar edhe presidenti, Ilir Meta. Ai shpreh keqardhjen për aktet e dhunës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin çdo përplasje dhe të vendosin sa më parë një dialog institucional në mënyrë që ankesat e banorëve të shqyrtohen duke i dhënë një zgjidhje kësaj situate.
Meta i bën apel sërish institucioneve shtetërore të zbatojnë me përpikëri procedurat ligjore dhe i bën thirrje politikës të tregohet e kujdesshme dhe të japë mesazhe bashkëpunimi e dialogu, ndërkohë që nxitësit e dhunës sipas tij duhet të izolohen
Kreu i shtetit u uron shërim të shpejtë protestuesve paqësorë dhe efektivëve të policisë që janë lënduar.
Tv Klan