Maqedoni e Veriut – 27 të lënduar nga zjarri në Koçan janë transportuar në institucionet shëndetësore në vendet fqinje. Ministria e Shëndetësisë informon se të plagosurit do të transportohen me helikopter.

5 pacientë janë dërguar për mjekim në Bullgari. Në Turqi po ashtu do 3 pacientë dhe në Greqi 3 të tjerë.

Pritet të transportohen edhe pjesa tjetër në Bullgari e Serbi.

Kujtojmë se numri i viktimave ka shkuar në 59, ku janë identifikuar 35 prej tyre. 155 persona kanë mbetur të plagosur.

/tvklan.al