7 ditë zie kombëtare për ngjarjen tragjike të ndodhur në Koçan. Pritet që vendimi i marrë në mbledhjen e qeverisë të shpallet zyrtarisht në Parlament pasditen e sotme.
Po ashtu, do të kryhen kontrolle dhe inspektime në të gjitha diskotekat, restorantet apo lokalet e natës ku organizohen festa.
“Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave. Ngarkuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut që brenda 3 ditëve të ardhshme, të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kabaretë, klubet e natës dhe diskotekat në gjithë vendin, duke raportuar menjëherë tek qeveria mbi gjetjet. Aktivizuam mekanizmin e asistencës ndërkombëtare për mbështetje në këtë situatë të rëndë për vendin”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin ku morën pjesë rreth 1500 persona. Fatkeqësisht, 59 persona kanë ndërruar jetë deri më tani, ndërsa janë plagosur mbi 155 persona, 27 prej tyre në gjendje të rëndë.
Lidhur me ngjarjen, janë arrestuar 15 persona.
/tvklan.al