Në mesin e 59 viktimave në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ishin dhe 3 të mitur. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski ka deklaruar se në diskotekën ku shpërthyen flakët ndodheshin 500 persona, ndërkohë që ishin shitur 250 bileta.
Deri më tani raportohet se 22 nga 150 të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe prandaj po transportohen në spitale të shteteve fqinje si Bullgaria, Turqia apo Greqia.
“Ne kemi 4 persona në spital, dy anëtarë të bandës muzikotr, djalin e pronarit të diskotekës dhe menaxherin e personit juridik që e menaxhonte diskotekën”, tha ministri, duke shtuar se ata janë persona nën dyshim për ngjarjen.
Me vendim të qeverisë, Maqedonia e Veriut ka shpallur 7 ditë zie kombëtare.
/tvklan.al