Kërkojnë dorëheqjen e Presidentit të vendit
Mijëra gra marshuan në kryeqytetin e Bjellorusisë të shtunën, duke kërkuar dorëheqjen e Aleksandër Lukashenkos. Protestës iu bashkuan edhe studentët e universitetit që kërkuan lirimin e të rinjve të ndaluar në tubimet që zgjasin tashmë prej 4 javësh.
Për herë të parë në demonstrata u shfaqën edhe mbështetësit e të drejtave LGBT. Në Bjellorusi homoseksualiteti u dekriminalizua në 1994-ën, por stigmatizimi i tij është ende i fortë.
Në marshim morën pjesë rreth 5 mijë gra. Policia e ndoqi tubimin, por nuk ndërhyri. Paditen e së dielës, opozita ka lajmëruar mbajtjen e një tjetër tubimi masiv ku do të kërkojë largimin e Presidentit që qëndron në detyrë që nga viti 1994.
Ai u rizgjodh në zgjedhjet e 9 Gushtit për një tjetër mandat me 80% të votave, por sipas opozitës rezultati është i manipuluar.
Të shtunën, u shfaq në Poloni edhe Olga Kovalkova një nga zërat më kritikë të opozitës. Ajo tha se pas arrestimit, policia i kishte thënë në qeli se duhet të zgjidhte midis largimit nga vendi ose një burgimi të gjatë.
Tv Klan