Milani triumfoi me vështirësi në transfertë ndaj Slovan Bratislava, me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në Ligën e Kampioneve.
Kuqezinjtë iu falën golave të Pulisic, Leao dhe Abraham, për të marrë tri pikët.
Ishte një takim ku italianët vuajtën jo pak, pasi vendasit nuk u dorëzuan, duke kërkuar barazimin deri në fund.
Në takimin tjetër, Atletico Madrid shkatërroi me shifrat e thella 6-0 Spartën e Pragës.
Çekët ishin të pafuqishëm ndaj spanjollëve, në një ndeshje ku titullarë luajtën edhe tre shqiptarë, Laçi, Rrahmani dhe Krasniqi. /tvklan.al