Theo Hernandez ka shfaqur probleme të mëdha gjatë këtij sezoni, duke pasur ulje-ngritje me trajnerin Paulo Fonseca.
Megjithatë duket se situata ka ndryshuar me emërimin e Sergio Conceicao në stol, ku mbrojtësi francez është kthyer në pikë kyçe për formacionin.
Theo Hernandez ishte protagonist në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Interit, me gol dhe dalje të shpejta në sulm. Një rilindje e lojtarit, që sjell pasoja pozitive edhe jashtë fushe.
Mediat italiane raportojnë se Milani dhe Theo Hernandez po diskutojnë për rinovimin e kontratës. Palët kanë bërë hapa të rëndësishëm dhe firma në kontratën e re është shumë afër.
Me kontratën e re, Theo Hernandez do të përfitojë në pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa do të firmosë deri në verën e vitit 2029.
27-vjeçari është pjesë e Milanit nga viti 2019 nga Real Madrid dhe është kthyer në një nga më të mirën në pozicionin e tij. /tvklan.al