Parma dhe Venezia, dy skuadra që luftojnë për mbijetesë, bënë surprizën në javën e 26-të në Serinë A.
Lazio u ndal në barazim pa gola ndaj Venezias në transfertë. Ishte një ndeshje e barabartë nga të dyja ekipet, që kishin rastet e tyre për shënim, por nuk ia dolën dot ta dërgojnë topin në rrjetë.
Me këtë barazim, Lazio mban vendin e katërt me 47 pikë, ndërsa Venezia renditet e parafundit me 17 pikë.
Parma triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Bolognas në shtëpi. Sukses i rëndësishëm për vendasit, ndaj një kundërshtari të vështirë.
Bonny zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të me penallti, ndërsa Sohm vulosi takimin në minutën e 79-të me golin e dytë të shënuar.
Me këtë fitore, Parma ngjitet në vendin e 17-të me 23 pikë, ndërsa Bologna mban vendin e tetë me 41 pikë.
/tvklan.al