Në takimin me miqtë e Evropës, Presidenti malazez Jakov Milatoviç theksoi se në Bruksel po mbizotëron një moment i ri sa i përket zgjerimit.

Sipas Milatoviç, është veçanërisht e rëndësishme që ky proces të jetë ndër shtatë prioritetet e Komisionit të ri Evropian.

“Konstatova se ka një vrull të ri në Bruksel, edhe në kryeqytetet e tjera të vendeve anëtare për zgjerimin. Që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, BE-ja e kuptoi se politika e zgjerimit ka të bëjë edhe me sigurinë e kontinentit evropian. Kjo axhendë, do të nxisë një “proces transformues” i cili “në fund do të përfitojë njerëzit, sepse ne të gjithë duam të jetojmë në një shoqëri ku ka sundim të qartë të ligjit, ku ka një qeverisje me zero korrupsion”.

Sipas Milatoviç, viti i ardhshëm në masë të madhe do t’i kushtohet zgjerimit.

“Ne kemi ende sfida për t’u kapërcyer në rrugën drejt anëtarësimit në BE deri ne vitin 2028 me një listë reformash të nevojshme në fusha të ndryshme, nga sistemi gjyqësor deri te liria e garantuar e shprehjes dhe masat mbrojtëse efektive kundër korrupsionit. Zgjidhja e këtyre problemeve është më e rëndësishme për vendin tone sesa marrja e fondeve nga BE – ja”.

Milatoviç i ka balancuar ambiciet e tij të bashkëpunimit rajonal me dëshirën për marrëdhënie më të ngushta me Serbinë, përkundër faktit se ai nuk pajtohet me Beogradin për çështje kyçe, mbi të gjitha për tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.

Klan News