Miley Cyrus është rikthyer sërish në krye të klasifikimeve muzikore. Për rreth 6 javë ajo vijon të kryesojë me albumin Plastic Hearts duke lënë pas emra të tjerë.
Albumi përmban bashkëpunime me Dua Lipa dhe ikonat e punk rock Billy Idol dhe Joan Jett. Në shumë intervista, Miley është shprehur se albumi u formua nga divorci i saj me Liam Hemsworth, i cili u finalizua në fillim të vitit 2020, nga humbja e shtëpisë së saj në Malibu në zjarret e Kalifornisë si dhe nga lufta e saj me varësinë e lëndëve narkotike.
Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram ku ka bërë të ditur se fansat janë ata që e kanë vendosur albumin në krye. “Plastic Hearts” qëndroi 6 javë në vendin e parë të albumeve në vend.
“Kjo po ndodh e gjitha pasi ju mbështesni regjistrimet e mia! Nuk e harroj, e vlerësoj shumë! Me këtë po futemi në histori! Shkëlqe, mos ji i turpshëm! Ji një yll! Ju dua përgjithmonë”, shkruan ajo.
Gjatë 2020 së bashku me bukuroshen shqiptare Dua Lipën ajo publikoi këngën Prisoner i cili numëron 48 milionë kliklime në Youtube. Në këtë klip të dyja shfaqen të nxehta dhe provokuese të cilat në disa moment shkëmbejnë edhe puthje me njëra-tjetrën.
Miley është shprehur se menjëherë sapo të përfundojë pandemia do të festojë për këtë album si dhe do të realizojë turne dhe projekte të reja muzikore. /tvklan.al