Qeveria ka shpallur tenderin për projektin e tretë të programit 1 miliard euro.
Autostrada e kategorisë A, Milot-Balldren është tashëm në fazën e prokurimit. Favorite në garë është firma A.N.K. shpk, e cila është shpërblyer me 8.5 pikë bonus për garën nga Këshilli i Ministrave, për shkak të dorëzimit të ofertës së pa kërkuar dhe projektit të segmentit.
17 kilometrat e këtij aksi do të kushtojë 200 milionë dollarë, para të cilat do të investohen nga kompania që do të zbatojë projektin e më pas do të jetë qeveria që do t’ia kthejë në vite kompanisë.
Shtrati i rrugës do të ndërtohet përgjatë aksit ekzistues që lidh Milotin me Lezhën dhe devijohet si rrugë tërësisht e re nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren për t’u lidhur më pas me rrugën në drejtim të Shkodrës.
Projekti parashikon ndërtimin e një tuneli me gjatësi 850 metra, i cili do të përbëhet nga dy korsi, të cilat lejojnë shpejtësi nga 80-100 km/h për automjetet.
Studimi i fizibilitetit thotë se rruga pritet që të ketë të paktën 1 mijë automjete që kalojnë në ditë, ndërsa mbetet për t’u parë gjatë nënshkrimit të kontratës, nëse edhe ky aks do të jetë apo jo me pagesë.
Tv Klan