Izraeli do të kërkojë një çmim nga Irani në mënyrën dhe në kohën e duhur që i përshtatet izraelitëve.
Kështu u shpreh ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz duke folur për sulmin e Iranit ndaj Izraelit me dronë dhe raketa.
“Irani e pa fuqinë e sistemit izraelit të sigurisë”, theksoi Gantz duke ju referuar dëmit minimal që shkaktoi sulmi me dronë, pasi 99% e tyre u shkatërruan në ajër.
“Bota qëndroi qartësisht me Izraelin përballë rrezikut. Por kjo ngjarje nuk ka përfunduar. Është e nevojshme të ndërtohet një koalicion rajonal”, vijoi ministri izraelit.
“Përballë dëshirës së armiqve tanë për të na dëmtuar, ne do të vazhdojmë të bashkohemi dhe të bëhemi më të fortë”, u shpreh Gantz, i cili bëri me dije se kishte zhvilluar edhe një bisedë telefonike me ministren e Jashtme të Gjermanisë.
/tvklan.al