Miss SHBA, Noelia Voigt ka hequr dorë nga titulli për shkak të shëndetit mendor.

Voigt, e cila u kurorëzua në shtator, tha se beson në vendimet “që janë më të mirat për ty dhe shëndetin tënd mendor”. “Kurrë mos bëni kompromis për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore. Shëndeti është pasuri”.

Organizata e Miss SHBA u shpreh se e mbështet vendimin e saj dhe do të zgjedhë një pasardhëse.

24-vjeçarja me origjinë venezueliano-amerikane nga Utah tha se shpreson që “të vazhdojë të frymëzojë të tjerët” ndërsa nis “një kapitull të ri” në jetë.

“Bëjeni prioritet shëndetin mendor, dilini vetes dhe të tjerëve në mbrojtje duke përdorur zërin tuaj dhe kurrë mos kini frikë nga e ardhmja, edhe nëse ndiheni të pasigurt”.

Bukuroshja shprehu mirënjohje për 9 muajt si Miss SHBA që i ka dhënë “një platformë për të bërë një ndryshim”, për të realizuar “një ëndërr të hershme” dhe për të takuar “njerëz në të gjithë botën”.

Pritet ende një vendim nga organizata për vajzën që do të gëzojë titullin. Savannah Gankiewicz nga Hauai u rendit në vend të dytë në kompeticionin e vitit të shkuar./tvklan.al