Pas dorëheqjes së Miss SHBA-së nga titulli, organizata ka zgjedhur pasuesen e saj. Savannah Gankiewicz që ishte shoqëruesja e parë në edicionine vitit 2023 të konkursit të bukurisë është kurorëzuar Miss SHBA.

“Megjithëse ky vendim nuk u mor lehtë, besoj fort që kjo mundësi ishte e shkruar për mua dhe unë jam gati të kem një ndikim pozitiv me këtë organizatë që e kam shumë përzemër”, tha 28-vjeçarja në një deklaratë. Ajo u kurorëzua nga guvernnatori i Hauait, Josh Green në një ceremoni në Honolulu.

“Jam e gatshme për të ndërmarrë veprime dhe të bëj një ndryshim. Me kualifikimin tim si një ndihmëse e shpejtë e shëndetit mendor dhe trajnimin në parandalimin e vetëvrasjeve nga bullizmi, unë kuptoj rëndësinë e prioritizimit të mirëqenies dhe të mbrosh njerëzit në nevojë. Besoj se ndryshimi i vërtetë vjen nga brenda dhe jam e vendosur që të drejtoj duke dhënë një shembull dhe të fuqizoj klasën e 2024-ës e në vazhdim”.

Gankiewicz e mori titullin pas dorëheqjes së Noelia Voigt që tha se e braktisi kurorën për shkak të shëndetit mendor. Megjithatë, në letrën e dorëheqjes drejt organizatës ajo akuzon shefen ekzekutive Laylah Rose për “ndërtimin aktiv të kulturës së frikës dhe kontrollit”.

Voigt shkruan se nuk i siguronin akomodimin e duhur gjatë udhëtimeve dhe as një shoqërues. Ajo shton se është ngacmuar seksualisht gjatë një parade Krishtlindjesh në Florida ku ishte e vetme në makinë me një person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Organizata dhe Rose janë pyetur nga CNN, por nuk kanë dhënë asnjë koment.

Dy ditë pas dorëheqjes së Voigt, Miss Teen USA 2023, UmaSofia Srivastava braktisi titullin duke shkruar në Instagram se vlerat e saj “nuk përputhen më me orientimin e organizatës”. Aktualisht, roli i Miss Teen USA mbetet bosh. Shoqëruesja e parë, Stephanie Skinner e refuzoi kurorën.

Të martën, nënat e Voight dhe Srivastava thanë në “Good Morning America” se vajzat e tyre ndodhen në kushtet stritke të kontratave dhe nuk mund të flasin për eksperiencat.

Puna e tyre e ëndrrave rezultoi një makth”, tha Barbara Srivastava. “Vajzat vendosën të tërhiqeshin dhe të hiqnin dorë nga ëndrra e tyre, një kurorë, një titull kombëtar. Pse dy vajza do të vendosnin që të bënin diçka të tillë?”, u shpreh ajo./tvklan.al