Grupi  ABBA është nderuar me një prej titujve më prestigjiozë të kalorësisë në Suedi, i cili nuk i është dorëzuar askujt në të paktën 50 vjet.

Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad morën Urdhrin e Vasa në Stokholm. Ata u bënë “Komandantë të Klasit të Parë” të urdhrit për “arritje të jashtëzakonshme në jetën muzikore suedeze dhe ndërkombëtare”.

Titujt u dorëzuan nga mbreti King Carl XVI Gustaf në pallatin mbretëror dhe ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në televizionet suedeze.

Monarku u tregoi Andersson, Faltskog, Lyngstad dhe Ulvaeus stemën e vendosur në një kuti të kuqe ndërsa mbretëresha Silvia u dorëzoi diplomat.

Kjo ngjarje ndodh 50 vite pas fitores së ABBA në Eurovision në Brighton me këngën “Waterloo” që i ka bërë të jenë më të suksesshmit në historinë e kompeticionit muzikor. Ata kanë shitur mijëra disqe në mbarë botën dhe ‘musical’-i i famshëm i bazuar në këngët e tyre, “Mamma Mia!” feston përvjetorin e 25-të dhe për të janë realizuar dy filma./tvklan.al