Në puntatën e transmetuar ditën e sotme të “Talk Love Story” në Tv Klan ka pasur një përplasje mes Xhonit dhe Kristit, pasi ky i fundit mori fjalën kur ishte radha e fronistit tjetër. I pyetur se a mund t’i japë një mundësi Xhenit, Xhoni është shprehur se për momentin është përqendruar në një vajzë tjetër, por nuk i dihet të ardhmes.
Eni Shehu: Me Xhenin sheh që mund të ketë diçka sepse ajo në këtë pikë thotë se nëse Kristi do të vazhdojë të sillet kështu, unë s’do të kem interes dhe do të jem e hapur ndaj Xhonit.
Kristi: Xhoni në fakt…
Xhoni: Jo, jo! Mjaft o burrë! Mjaft! Mësohu të kesh respekt ndaj meje. O vëlla të dua fort, por ti nuk do të përgjigjesh për mua.
Gentian Zenelaj: Je i interesuar për vajzën?
Xhoni: Tani, për momentin nuk jam. Aktualisht jam i fiksuar me një vajzë, jam një njeri i hapur. Më duket se po bën një lojë Xheni dhe për këtë arsye po pres./tvklan.al