“Të shtojnë kujdesin, fetusi nuk rrezikohet”
Mjekja obstetër – gjinekologe Arbesa Qinami punon në Poloni në Spitalin e Varshavës. Ajo tregon se të rrezikuara nga koronavirusi janë edhe gratë shtatzëna.
Ndërkohë që edhe në Poloni numri i të infektuarve është në rritje. Qinami është pjesë e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë.
Sipas autoriteteve shëndetësore edhe në vendin tonë pjesës e të infektuarve janë edhe disa gra shtatzëna, por gjendja e tyre është e mirë. Gjinekologia Qinami jep disa këshilla se çfarë duhet të ketë parasysh kjo kategori.
“Infeksionet virale janë më të rrezikshme në shtatzëni”.
Gratë shtatzëna duhet të vijojnë të bëjnë kontrollet rutinë gjatë shtatzanisë së tyre. Ndërkohë që sa i përket aborteve spontane, ajo sqaron se nuk ka të dhëna nëse shkaktohen nga COVID-19.
“Nuk ka të dhëna se mund të shkaktojë aborte spontane. Shumë gjëra ndryshojnë se ato janë paraprake”.
Për problemet që shkakton virusi Sars Cov 2, ende nuk ka të dhëna të sakta. Por sipas saj transmetimi i vurist nga nëna të fëmija mund të ndodhë.
Ndërsa qumështi i gjirit është i sigurt, pasi nuk transmetohet nëpërmjet tij.
Klan Plus