Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato.
Sejko i shprehu mirënjohjen Ambasadorit për hapjen zyrtare të negociatave për Grup-Kapitullin e parë me Bashkimin Evropian që shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në union.
Guvernatori e falënderoi Gonzaton edhe për asistencën teknike që BE ka dhënë për forcimin e kapaciteteve të Bankës së Shqipërisë.
Në takim u diskutua lidhur me progresin e bërë nga Shqipëria dhe sfidat me të cilat përballen vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së.
Tv Klan