Babai i autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik.

Emisioni Opinion në Tv Klan ka kontaktuar me babain e autorit të dyshuar të vrasjes.

Babai i të dyshuarit nuk ka pranuar të jepte intervistë, por dha një mesazh gjatë një bisede telefonike me stafin e Opinion, që u lexua nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu.

“Edhe unë jam në të njëjtën situatë si familja Cani, vetëm që arkivolin nuk e kam në shtëpi. Dhimbja është shumë e madhe, ne jemi munduar gjithë jetën ta edukojmë fëmijën tonë në rrugën e drejtë. Jemi të shokuar”, është shprehur babai i autorit të dyshuar të vrasjes së Martinit.

Dy nxënësit u konfliktuan pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku të dy ishin nxënës. 14-vjeçari Martin u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij, duke humbur jetën. Autori i dyshuar është arrestuar nga policia.

/tvklan.al