Xhinse me ngjyra të ndezura, pantallona të shkurtra dhe minifunde. Këto elementë karakterizonin vitin 1970.

Moda gjatë kësaj kohe ishte e larmishme dhe eksperimentale.



Në pamjen e tyre, vajzat e nisnin me detajet e më pas ngjyrat. Në fillim të viteve ’70, pamja hipie ishte më e preferuara. Pantallona me bel të ulët, xhinset, minifunde, fustanet maxi, kravatat. Këto dhe shumë aksesorë, chokers, shalli, puplat apo rruazat…




Atyre që u pëlqente një garderobë me veshje më casual, zgjidhnin bluza të thjeshta, fustane të ngushta, triko, çizme etj. Ngjyrat pastel ishin zgjedhje e përditshme.



Stili si për disko, nisi që nga mesi i viteve ’70. Për vajzat, fustanet me këmishë, bluza, këmisha me tegela, pantallona të shkurtra material elastik, funde me të çara të larta dhe çizme ose taka të trasha.

/tvklan.al