Ky është momenti tragjik kur vila 3-kateshe e familjes Lala në Durrës shembet pas lëkundjeve të tërmetit.

Banesa i rezistoi pjesërisht tërmetit të fortë të orës 03:54, i cili ishte me magnitudë 6.4 ballë, edhe pse u dëmtua rëndë. Por rreth orës 07:00 të mëngjesit të së martës, u shemb tërësisht kur u regjistrua dhe goditja e dytë sizmike.

Deri më tani, në Durrës dhe Thumanë, ku janë shënuar edhe dëmet më të mëdha, kanë mbetur dhjetra të vdekur dhe janë plagosur më shumë se 600 persona. /tvklan.al