Pëllumb Pipero është përzgjedhur nga emisioni “Opinion” si një prej personazheve të vitit 2020.
Duke folur për vitin që po lemë pas, mjeku thotë se një ndër momentet më të vështira të 2020-s ishte kur u pyet në studio nga gazetari Blendi Fevziu nëse kishte hyrë ose jo në vendin tonë Covid-19.
“Një moment i vështirë dhe delikat ka qenë pyetja që më ka bërë Zoti Fevziu në studio, “ka hyrë apo jo Covid në Shqipëri?” dhe unë kam thënë që po, sipas meje duhet të ketë hyrë. Ky ka qenë një moment delikat…”
I pyetur nëse do ta marrë vaksinën, Pipero tha se do të jetë ndër të parët që do ta bëjë një gjë tillë, madje do ta bëjë atë në një studio televizive./tvklan.al