Fitorja në transfertë e Laçit madje me rezultatin 2-0 ka bërë që trajneri Francesco Moriero të votohet si më i miri në përfundim të ndeshjeve të javës së 24 të Superligës. Ekipi i tij siguroi 3 pikë të rëndësishme në Korçë të cilat do t’i vlejnë shumë për qëndrimin në Superligë. Trajnerët e ekipeve kombëtare votuan edhe formacionin më të mirë

Dajsinani i Egnatias është portieri që ka spikatur më shumë në javën e 24-të. Në mbrojtje janë Kruja i Teutës, Stojanovic i Vllaznisë, Sembene i Partizanit dhe Florjan Përgjoni i Tiranës.

Lojtarët më të mirë në repartin e mesfushës janë Lushkja dhe Aleksi i Egnatias dhe William Cordeiro Melo i Laçit. Pas disa javësh në sulm mungon Balaj i Vllaznisë. Porky repart përbëhet nga Bullari i Laçit, ndërsa krahët përbëhen nga Esat Mala i Vllaznisë dhe Emmanuel Ernest i Tiranës.

Tv Klan