Mëngjese të ftohta por me diell, kështu ka nisur kjo javë. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve deri ditën e Enjte moti do jetë i qëndrueshëm.
“Të paktën deri të Enjten një masë e qëndrueshme do jetë prezente duke sjellë mot të kthjellët paradite, shfaqje vranësirash në pjesën e dytë të ditës, nuk do të ketë reshje. Duke filluar nga nesër do rriten temperaturat , duke bërë që mëngjeset të jenë më të ngrohta. Të paktën me 2 gradë do rritet termometri gjatë ditës së nesërme, mbetet -2 në zonat malore dhe maksimalja do shkojë deri në 16 gradë.”
Por ndryshe do të jetë moti ditën e Premte dhe në fundjavë.
“Ndryshim drastik ditën e Premte me rrebeshe shiu në formë shtrëngate.”
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve veç reshjeve të shiut, fundjava në zonat malore do të rikthejë reshjet e dëborës.
Klan News