Moti i keq shkakton sërish viktima në Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Në Ajoha 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një tornadoje që goditi këtë shtet. Viktimat ishin pjesë e një kampi bojskautësh. Të paktën 48 të tjerë rezultojnë të plagosur për shkak të dëmtimeve në ndërtesa nga tornado.

Shërbimi meteorologjik ka paralajmëruar, se priten tornado të tjera. Po ndërsa kjo pjesë po vuan nga tornadot dhe shirat, Nju Jorku dhe Filadelfia janë goditur nga një valë e të nxehti. Temperaturat që arritën ne mbi 40 gradë janë bërë shkak i vdekjes së 17 personave. Në Kaliforni janë rikthyer ankthet e zjarreve masive, ku mbi 15 mijë banorë në Chico janë larguar nga shtëpitë e tyre./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj