Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavijë, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit.
Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zinxhirë. Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmirësim të kushteve të motit./tvklan.al