Mbi 887 mijë automjete janë në qarkullim në Shqipëri. Sipas INSTAT në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rrugët e vendit u shtuan 78 mijë makina, me një rritje prej gati 10%.
Numri më i lartë i automjeteve është në Tiranë me mbi 307 mijë mjete ose 35% të totalit të mjeteve, më pas renditet qarku i Durrësit me rreth 120 mijë mjete, duke u ndjekur nga Fieri, dhe më pas Vlora dhe Shkodra, që kanë pothuajse të njëjtin nivel me mbi 63 mijë automjete.
Megjithatë duket se dominimit të “Mercedez Benz” po i vjen gradualisht fundit, pasi “Volkswagen” po rritet më shpejt. Sipas INSTAT në periudhën Janar-Mars 2024 janë regjistruar për herë të parë 21.265 mjete rrugore. 42% e këtyre mjeteve janë regjistruar në Tiranë ndërsa qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, janë qarku Gjirokastër me 1,3 % dhe qarku Dibër me 1,8%.
Klan News