Qarkullimi i banorëve, vetëm me varka
Situata brenda fshatit të Obotit nuk ka shumë nevojë për koment. Mjafton të kuptosh që për të shkuar drejt asaj rruge, drejt atij fshati ku ndodhen rreth 200 banorë, duhet të lëvizësh me varkë.
Prej një muaji banorët e Obotit në Shkodër janë nën pushtetin e ujit. Fshati i ngjan një ishulli të izoluar dhe vetëm me varka mund të qarkullohet. Banorët thonë se askush nuk po i vjen në ndihmë dhe ato po dëmtohen nga shkarkimet në hidrocenrale.
“Deri tani, ju ruajt Zoti të tërëve, s’na ka sjell asgjë askush. S’ka ndodh kurrë, kjo ndodh sepse lëshojnë hidrocentralet e Vaut të Dejës”.
Heronjtë e tyre janë këta ushtarë të cilët i ndihmojnë çdo ditë për të hyrë e dal nga fshati. Ata tashmë njohin çdo banorë dhe familjariteti i tyre është i dukshëm. Nga varka banorët kërkojnë që qeveria të vlerësojë jo vetëm situatën e tyre por edhe punën e palodhur të forcave të ushtrisë.
Situata në Nënshkodër vazhdon të jetë kritike, teksa afro 3600 hektar tokë gjenden ende nën ujë. Bazuar në parashikimet e IGJEUM-it, KESH ka njoftuar se si rezultat i reshjeve të pritshme të shiut dhe shkrirjes së dëborës pritet një rritje e prurjeve në basenin e Drinit.
Për rrjedhojë për menaxhimin situatës në kaskadë është vendosur rritja e shkarkimeve nga 700 në 900 m3 në sekondë.
Tv Klan