Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, deklaroi se skuadra e tij është gati për ndeshjen në raundin e tretë në Champions League, ndaj Stuttgart.
Në konferencën për shtyp, tekniku bardhezi theksoi se i gjithë fokusi është te sfida e së martës, ndërsa pas kësaj do të mendohet për Interin.
“Kushdo që do të luajë në fushë, do të japë 200% nga vetja. Për Interin do të mendojmë vetëm pas kësaj ndeshje. Stuttgart ka vënë në vështirësi ekipe të mëdha si Bayern Munich dhe Reali i Madridit. Luajnë futboll shumë të mirë, por ne jemi gati për t’iu hapur probleme.
Me fitoren ndaj Leipzig kam përjetuar një moment shumë të bukur. U përballëm me vështirësinë të bashkuar. Morëm një fitore të merituar. Megjithatë çdo ndeshje ka historinë e saj dhe ne jemi të fokusuar vetëm te përballja ndaj Stuttgart”, deklaroi Motta.
Ndeshja Juventus-Stuttgart, do të luhet të martën në orën 21:00, në Torino. /tvklan.al