Derbi kuqezi në Superligën e Turqisë fitohet nga Ernest Muçi. Talenti i dalë nga akademia e Tiranës ishte titullar në fitoren që Beshiktash regjistroi 2-0 kundër Sivassporit, në radhët e të cilës nga minuta e parë ishte Rey Manaj.
Dyshja jashtë planeve të Kombëtares për dy takimet e Ligës së Kombeve u vendosen ndaj njëri-tjetrit por pa arritur të lënë shenjë. Imobile zhbllokoi takimin pas goditjes së saktë nga penalltia, ndërsa golin e sigurisë e realizoi Fernandes që ishte edhe lojtari më i mirë i këtij 90 minutëshi.
Për Muçin, ishte rezervuar 62 minuta, për tu vlerësuar me notën 7.1, teksa në krahun tjetër, Manaj luajti gjatë gjithë sfidës për të merituar një 6.5.
Goleadori më i mirë për Sivaspor në sezonin e shkuar nuk ka gjetur ende rrjetën në këtë edicion futbollistik, edhe pse ka luajtur për 90 minuta në të katër takime. Beshiktash ka fituar të tre takimet e para, duke u renditur e treta, ndërsa Sivasspori ka vetëm 4 pikë në po kaq sfida.
Klan News